Lajme

Një nxënëse e vrarë dhe një tjetër e plagosur nga një sulm me thikë në Gjermani


Në Gjermani, një vajzë 14-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër 13-vjeçare është plagosur rëndë.

Mësohet se dy të miturat janë sulmuar nga një burrë me thikë teksa po shkonin për në shkollë.

Sipas policisë, i dyshuari doli nga një strehë refugjatësh në fshatin Illerkirchberg dhe sulmoi nxënëset.

Policia gjermane ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili është një azilkërkues nga Eritrea.

Oficerët kontrolluan një ndërtesë aty pranë dhe e gjetën atë me një thikë që ata dyshojnë se ishte përdorur në sulm.

Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

I dyshuari ndodhet nën roje policore në spital ku po trajtohet për një lëndim të paspecifikuar.

Sakaq, policia i ka kërkuar publikut të mos e përdorë incidentin për të ngjallur dyshime ndaj të huajve ose azilkërkuesve.

“Gjithçka që lidhet me këtë është plotësisht e paqartë deri më tani”, ka thënë zëdhënësi i policisë Wolfgang Juergens.

Vajza 13-vjeçare është duke u rikuperuar nga plagët e marra dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore