Lajme

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e shtetases së Shqipërisë


Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Pejës.

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj dy të dyshuarve që dyshohet se kanë dhunuar 23 vjeçaren nga Shqipëria, e cila vuan edhe nga problemet e shëndetit mendor.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditë ne Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore ne Pejë, gjatë ditës së enjte”.

Masa e tyre është caktuar për veprën penale “dhunim”.

“Ditën e premte të javës së kaluar kemi marrë konfirmimin nga gjyqtari i procedurës paraprake që kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe dy te pandehurit të dyshuarve për veprën penale “dhunimi” u është caktuar masa e paraburgimit”, tha Nikçi për AP.

Dy persona janë arrestuar të mërkurën dhe janë dërguar në mbajtje në Pejë pasi që dyshohen për dhunimin e shtetas së Shqipërisë, e cila dyshohet se ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Po ashtu, ishte bërë e ditur se është sekuestruar vetura e cila dyshohet se është përdorur për kryerje të veprës.

Nga policia është thënë se rasti është duke vazhduar që të hetohet.

Dy persona arrestohen në Pejë për dhunimin e shtetases së Shqipërisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore