Kosova

Dy persona arrestohen në Pejë për dhunimin e shtetases së Shqipërisë


Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Pejës.

Dy persona janë arrestuar të mërkurën dhe janë dërguar në mbajtje në Pejë pasi që dyshohen për dhunimin e shtetas së Shqipërisë, e cila dyshohet se ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë arrestuar dhe janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuar për veprën penale “Dhunimi”. Arrestimi ka ardhur si rezultat i një pune intensive nga Policia e Kosovës me autorizimin e Prokurorit të Shtetit”.

Po ashtu, është bërë e ditur se është sekuestruar vetura e cila dyshohet se është përdorur për kryerje të veprës.

“Gjithashtu, prokurori i shtetit ka urdhëruar që të sekuestrohet vetura, e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale si dhe të sigurohet vendi i ngjarjes ku dyshohet se është kryer kjo vepër”, tha Nikçi për Albanian Post.

Ndërsa, rasti ishte bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, e cila ishte raportuar nga Policia e Shqipërisë, si person i zhdukur.

“Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur. Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontrollë mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML”,

Nga policia është thënë se rasti është duke vazhduar që të hetohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore