Stil

Një javë pas debutimit të vajzës edhe Denise Richards i bashkohet platformës “OnlyFans”


Denise Richards

Denise Richards iu bashkua platformës “OnlyFans” vetëm një javë pasi vajza e saj 18-vjeçare, Sam Sheen, bëri debutimin e saj në faqen “NSFW’.

Ylli i “Real Housewives of Beverly Hills” ndau një video në Instagram të enjten në të cilën ajo mund të shihet duke ecur zbathur përgjatë vijës bregdetare, e veshur me një fustan të bardhë. Rripat e fustanit të rënë mbi supe, theksonin dekolten e saj.

Denise Richards

“Gati… shkojmë”, shkroi 51 vjecarja Richards, përpara se të shtonte hashtagun “#onlyfans” dhe t’i drejtonte 1.4 milionë ndjekësit e saj në lidhjen e abonimit në përmbajtjen e saj për 25 dollarë në muaj.

Përpjekja e re biznesore e aktores vjen pasi vajza e saj, iu bashkua faqes për të rriturit, e cila përdoret shpesh për të postuar foto dhe video intime me një çmim premium.

Denise Richards me vajzën Sami Sheen

Vajza 18 vjecare, e cila braktisi shkollën e mesme, ndau një foto në qershor ku ajo shihej në një vaskë të nxehtë e veshur me bikini të zeza.

Pavarësisht marrëdhënies së tyre të tensionuar, Richards ka qenë një mbështetëse e zëshme e vajzës së saj.

“Sami është 18 vjeç dhe ky vendim nuk u bazua në shtëpinë ku ajo jeton. Gjithçka që mund të bëj si prind është ta drejtojë atë dhe të besoj në gjykimin e saj, por ajo bën zgjedhjet e saj”, ka thënë aktorja për revistën “Page Six”

Sami Sheen duke pozuar me bikini të zeza.

Megjithatë, lajmi nuk i pëlqeu ish- bashkëshortit të saj, Charlie Sheen, i cili fajësoj aktoren për llogarinë e hapur të vajzës së tyre të madhe, e cila shkon për 19,99 dollarë në muaj.

Ish-ylli i “Two and a Half Men” tha për Page Six, “Ajo tani është 18 vjeç dhe jeton me nënën e saj. Kjo nuk ndodhi nën çatinë time”.

“Unë nuk e fal këtë, por duke qenë se nuk jam në gjendje ta parandaloj, i kërkova që ta mbajë atë me klas, krijuese dhe të mos sakrifikojë integritetin e saj”, tha mes tjerash ai.

Richards e ka mbrojtur me egërsi vajzën e saj nga njerëzit që kritikuan vendimin për t’u bashkuar me ‘OnlyFans’.

Richards dhe Charlie ishin të martuar nga viti 2002 deri në vitin 2006, ata kanë edhe një vajze tjetër 17 vjeçare me emrin Lola. Ish-modelja tani është e martuar me Aaron Phypers.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore