Kosova

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri


Ilustrim

Një person është vrarë e dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së dielës në Vushtrri, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, derisa ka shtuar se dy persona janë arrestuar lidhur me rastin dhe është konfiskuar edhe një armë.

“Rreth orës 15:50 është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve ‘Mehmet Konjuhi’ dhe ‘Rifat Galica’ nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë”.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendren Klinke Univeristare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka thënë se njëri nga dy të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek konfliktimi mes palëve. Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore