Lajme

Një grup patriotik rus i bëri thirrje Putin-it për mobilizim


Një grup që mbështet të vejat e ushtarëve rusë i ka bërë thirrje presidentit Vladimir Putin të urdhërojë një mobilizim në shkallë të gjerë të miliona burrave.

Po ashtu të mbyllë kufijtë për të siguruar fitoren në Ukrainë.

Putin-i ndodhet nën një presion të madh për të siguruar fitoren në Ukrainë më shumë se dhjetë muaj që kur dërgoi atje trupa.

“I kërkojmë presidentit Vladimir Putin të lejojë ushtrinë ruse të kryejë një mobilizim në shkallë të gjerë”, ka njoftuar grupi në një postim në Telegram.

“I kërkojmë Presidentit tonë, Komandantit tonë Suprem të Përgjithshëm, të ndalojë largimin e burrave të moshës ushtarake nga Rusia”, ka vijuar postimi i tyre.

Sipas grupit, kjo është një e drejtë morale me arsyetimin se “burrat vdiqën duke mbrojtur të tjerët”.

Putin-i, pasi urdhëroi atë që ai e quajti “mobilizim të pjesshëm” më 21 shtator, rreth 300 mijë burra të tjerë u thirrën, megjithëse disa qindra mijëra rusë të tjerë u larguan jashtë vendit për të shmangur thirrjen.

Kremlini nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi apelin nga grupi i të vejave.

Muajin e kaluar, ai ka thenë se nuk kishte nevojë për një mobilizim shtesë.

Sakaq, një përfaqësues i grupit ka thenë se të gjithë burrat rusë të përshtatshëm duhet të mobilizohen për të mbrojtur atdheun.

“Lufta e ardhshme do të kërkojë burime krejtësisht të ndryshme: njerëzore, psikologjike, ekonomike. Mbrojtja e atdheut është detyrë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore