Aplikacione

Një apostrof mangët në postimin në Facebook çoi në përballje me gjyqtarët


Mungesa e një apostrofi në një postim të një agjenti të pasurive të paluajtshme në Facebook mund të kushtojë shumë pasi një gjykatë e New South Wales refuzoi të pushojë një çështje shpifjeje kundër tij.

Agjencia e lajmeve, “The Guardian”, tregon se më 22 tetor të vitit të kaluar, Anthony Zadravic postoi se një agjent tjetër i pasurive të paluajtshme “shiste shtëpi shumë milionëshe në Pearl Beach, por nuk mund t’i paguajë sigurimet shoqërore e punonjësve”.

Është sugjeruar se postimit i mungonte një apostrof pas fjalës punonjës dhe që i referohej vetëm përvojës së tij. Kështu, nuk kishte të bënte me shpifje, ndryshe nga çfarë pretendohej.

Javën e kaluar gjykata e rrethit të NSW hodhi poshtë kërkesën e tij, duke treguar seriozitetin e pretendimeve në post dhe duke gjetur kuptimet e dyshuara shpifëse të arsyeshme të afta për t’u përcjellë.

Gjykatësja Judith Gibson ka treguar se vështirësia për Zadravic ishte përdorimi i punonjësve në shumës pasi sugjeron “një model sistematik të sjelljes”.

“Mospagimi i të drejtës së pensionit të një punonjësi mund të shihet si për të ardhur keq, të dështosh të paguash disa ose të gjithë duket e qëllimshme”, ka thënë ajo.

Gjykatësja ka dalluar se “ndryshe nga juridiksionet e tjera si Mbretëria e Bashkuar, ligjvënësit australianë janë shmangur nga çdo hetim ose projekt kërkimor mbi kostot e shpifjes, kështu që kjo nuk ka gjasa të ndryshojë në asnjë fazë në të ardhmen.

Ndërkaq, ka vënë në dukje dy vendime të kohëve të fundit në Queensland, në të cilat postimet në Facebook u kushtuan shtrenjtë autorëve të tyre.

Në vitin 2020, një veteriner në Brisbane dhe kompania e tij u shpërblyen me 25 mijë dollarë pasi një ish-klient pretendoi në mënyrë të përsëritur në Facebook dhe faqe të tjera në internet që veterineri e kishte ngarkuar me çmime shumë të larta.

Kurse një vit më parë, gjykata dha 15 mijë dollarë për pretendimet në postimet në Facebook dhe komentet se një infermiere e kujdesit për të moshuarit u pushua nga puna për përdorim alkooli.

“Kur merret parasysh efekti shkatërrues që postimet shpifëse të përhapura gjerësisht mund të kenë në jetën e dikujt, është e qartë se kjo qasje është e pajustifikuar”, ka dalluar ajo.

“The Guardian” shkruan se nga vetë natyra e tyre, platformat e mediave sociale shpërndajnë informacion lehtë, gjerësisht dhe shpejt.

“Një postim në mediat sociale mund të arrijë një audiencë më të gjerë sesa faqja e parë e Sydney Morning Herald brenda disa orësh. Dëmet serioze mund të shkaktohen me lehtësi”, ka veçuar gjykatësja.

Ndërsa avokatja e Melburnit, Katarina Klaric, ka treguar se dekada e kaluar ka sjellë rritje eksponenciale në rastet e shpifjes në mediat sociale, me rritje të veçantë në punën e lidhur me rishikimet e Google-it.

Ajo ka vënë në dukje se shpesh rishikimet janë të rreme, të bëra nga konkurrentët ose klientët e pakënaqur.

Lidhur me heqjen e postimeve fyese të bëra me emra fiktivë, kërkohet dërgimi i njoftimeve ligjore në Facebook ose Google ose kërkesën e gjigantëve të teknologjisë që të dorëzojnë adresën IP.

“Disa raste janë aq serioze sa kërkojnë përfshirjen e policisë”, ka zbuluar Klaric.

Ajo ka veçuar se ka nevojë për ndryshim në ligj për të shmangur kërkesën e njerëzve që të përfshihen në procesin gjyqësor “shumë të shtrenjtë”.

Dhe sa për Zadravic, do të kthehet në gjykatë në javët e ardhshme për të përcaktuar se si do të vazhdojë çështja kundër tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore