Lajme

Një amerikan kthen 30 antika në Itali pas raportimit të “The Guardian”


Një amerikan ka kthyer 30 antika në Itali pasi u njoh me një raportim të “The Guardian” për një bashkatdhetar që dërgoi 19 antika në vendet e tyre të origjinës, mes mbulimit në rritje të artefakteve antike të grabitura.

Jay Stanley, i cili jeton në Ben Lomond, Kaliforni, ka dorëzuar vazo dhe figurina që datojnë nga shekulli i III-të para Krishtit.

Ai i hasi në një dollap në shtëpinë e babait të tij, John, i cili vdiq tetorin e kaluar.

Ata sollën kujtimet e fëmijërisë në Itali: babai i tij ishte mësues muzike dhe nëna e tij bibliotekare shkolle dhe jetuan për 10 vjet në Napoli.

Stanley, një inxhinier i bazës së të dhënave për një startup të inteligjencës artificiale, nuk e ka idenë se ku janë blerë, por sugjeroi se ato mund të kenë qenë nga një prej tregjeve të hapura të Napolit.

Prindërit e tij e çonin gjithmonë në muze, duke i frymëzuar pasionin e tij për historinë dhe arkeologjinë, dhe ai e kupton tani se antiket mund të kenë ardhur nga gërmime të paligjshme fillimisht pasi ato nuk kishin histori grumbullimi.

Stanley gjeti përgjigje në një artikull të “The Guardian” për John Gomperts, nga Washington-i, i cili vitin e kaluar hoqi dorë nga artefaktet e lashta që kishte trashëguar nga gjyshja e tij.

Ato pjesë gjithashtu nuk kishin histori grumbullimi dhe Gomperts ishte i shqetësuar për implikimet e grabitjes së mundshme të antikave në zotërim të tij.

Ai e pa nevojën – si ligjërisht ashtu edhe nga ana etike – për t’i kthyer objektet në Itali, Greqi, Qipro dhe Pakistan respektivisht duke marrë këshillën e Christos Tsirogiannis, një ish-arkeolog i lartë.

Gomperts fillimisht iu drejtua Tsirogiannis pasi pa emrin e tij në një raport të mëparshëm të “The Guardian” për një skulpturë romake që po shitej në ankand, pavarësisht lidhjes së saj me një tregtar të përfshirë në tregtinë e paligjshme.

Me qendër në Cambridge, Tsirogiannis drejton kërkimin për trafikun e paligjshëm të antikeve për katedrën e UNESCO-s mbi kërcënimet ndaj trashëgimisë kulturore në Universitetin Jon në Korfuz, Greqi.

Gjatë 17 viteve, ai ka identifikuar 1 mijë e 663 objekte të grabitura brenda shtëpive të ankandeve, galerive tregtare, koleksioneve private dhe muzeve, duke paralajmëruar autoritetet e policisë dhe qeveritë dhe duke ndihmuar në riatdhesimin e tyre.

Sakaq, Stanley u kërkon pronarëve të tjerë të ndiqnin shembullin e tij: “Ndërgjegjja ime është e pastër. Ky është fitimi më i madh”.

Ai i paketoi me kujdes antiket dhe i dorëzoi në ambasadën italiane në Washington DC, e cila ka falënderuar si Tsirogiannis ashtu edhe Stanley.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore