Kultura

Nigeria, vendi që i pëlqen të mbivlerësojë veten


Nigeria është shteti më i populluar në Afrikë dhe tani ka ekonominë më të madhe të kontinentit. Ai është një central i madh kulturor.

Sipas Institutit të Politikave të Migracionit, 61% e Nigerian-Amerikanëve mbi 25 vjeç kanë një diplomë universitare, duke i bërë ata një nga grupet më të “suksesshme” etnike në SHBA.

Kjo përpjekje e brendshme për të pasur sukses dhe për të ecur përpara nuk duket e qartë për të huajt. Ka mundësi të panumërta për udhëtarët që të dëshmojnë se nigerianët ecin përpara nëse dinë se çfarë kërkojnë.

Pritjet e larta ndaj jetës u përçohen fëmijëve nigerianë që nga mosha e hershme.

Ne jemi mësuar të martohemi mirë, të grumbullojmë diploma të shumëfishta dhe të fitojmë aq sa të kujdesemi për prindërit tanë në pleqëri. Më i madhi mbart barrën e këtyre pritjeve dhe duhet të mbështesë idealisht edhe vëllezërit e motrat më të vegjël.

Ata janë kryesish kundër karrierës “jotradicionale” në art. Më në favor janë profesionet fitimprurëse që ofrojnë tituj të respektueshëm si mjek, avokat apo inxhinierë.

Së bashku me ninullat dhe folklorin, ne rritemi me histori të mundimeve të prindërve tanë. Nëse prindërit tanë mund të dilnin në anën tjetër dhe të bënin diçka nga vetja, atëherë gjenerata jonë e mundësuar nga interneti sigurisht që mundet.

Nigeria konsiderohet një shoqëri kolektiviste. Individët që ndjekin suksesin janë një angazhim për mirëqenien, krenarinë dhe prosperitetin e familjes ose fisit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore