Sport

Nico Gonzalez shtohet te skuadra e parë e Barcelonës


Një nga talentët më premtues të Barcelonës, Nico Gonzalez, tani është pjesë e skuadrës së parë.

Nico është regjistruar gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht si lojtar i skuadrës bazë së Barcelonës.

Edhe pse deri tani ka luajtur në shumicën e ndeshjeve të skuadrës, Nico vinte si i ftuar nga skuadra ‘B’ dhe në shpinë kishte numrin 28.

Tani, pas largimit të Coutinho-s, Barcelona ka vendosur që vendin e tij në skuadër do ta zë Nico.

Nico, i cili së bashku me Gavi-n kërkon të përsërisë tandemin Iniesta – Xavi, në fanellë do të ketë numrin 14-të.

Ky numër është pikërisht edhe ai që kishte veshur Coutinho, që u largua në drejtim të skuadrës së Premier League, Aston Villa.

Nico është një ndër talentët më premtues të katalunasve, dhe tashmë trajneri Xavi e konsideron edhe si të pashitshëm.

Së shpejti pritet që klauzola e Nico-s me skuadrën blaugrane të rinovohet, të paktën deri në vitin 2027.

Në krizë financiare, Barcelona po tenton që të ardhmen ta ndërtojë me yjet vendas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore