Sport

Nice ndëshkohet me një pikë për kaosin përballë Marseille-s


Më 22 gusht, Nice dhe Marseille përballeshin në takimin e javës së katërt në Ligue 1.

Mirëpo, një kaos i vërtetë ndodhi gjatë ndeshjes.

Tifozët vendas, ata të Nice, e goditën lojtarin e Marseille, Dimitri Payet, me shishe.

Ky i fundit, atë shishe e ktheu te publiku, gjë kjo që nxiti në një sherr të madh me tifozët që u futën në fushë.

Federata e Futbollit Frances, ka vendosur që për këtë, skuadra e Nice të dënohet me heqjen e një pike.

Po ashtu, përveç kësaj, Nice është e detyruar që tre ndeshje t’i luaj prapa dyerve të mbyllura.

Dimitri Payet në anën tjetër është dënuar me një ndeshje për shkak të provokimit, kurse mbrojtësi i Marseille, Alvaro Gomez, me dy ndeshje.

Pikët e ndeshjes nuk do t’i shkojnë askujt.

Kjo sepse ndeshja do të luhet në një datë tjetër, në një terren neutral.

Federata e Futbollit Francez shpreson që kjo të jetë hera e fundit që këto gjëra ndodhin, pasi imazhi i ligës sa po shkon e po bie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore