Shqipëria

Nga thyerja e masës “arrest shtëpie” te i dënuar me burg, arrestohen tre shtetas


Policia e Tiranës në vijim të goditjes së krimin ka arrestuar në flagrancë tre shtetas për vepra të ndryshme penale.

Përkatësisht ka arrestuar shtetasit A. H, 45 vjeç dhe U. C, 41 vjeç, pasi kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatuan jashtë banesës.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

Ndërsa u ndalua shtetasi N. L, 47 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

47-vjeçari akuzohet për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore