Lajme

Nga Siria në Libi, brenda lulëzimit të tregtisë së drogës


Një artikull, i shkruar nga media arabe me seli në Londër “New Arab”, ka hedhur dritë mbi një rrjet të kontrabandës së drogës midis porteve siriane dhe ato libiane.

Të dyja të udhëhequra nga një kriminel me kombësi të dyfishtë, i dënuar më parë.

Ai punon në Libinë Lindore, me mbështetjen e Aleatëve të Khalifa Haftar-it.

Midis 16 korrikut të vitit 2017 dhe 22 dhjetorit të 2020-ës, autoritetet libiane sekuestruan mbi 71 ton kanabis, me një vlerë që kap shifrën e 1.8 miliardë dinarë libianë ose 238 milionë dollarë.

Kanabisi i sekuestruar vlerësohet të jetë 30% e totalit të kontrabanduar.

Kjo, sipas Muhammed Faytori, i cili punon në Ministrinë e Brendshme të Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Kontrabanda e drogës në Libi ndodh përmes rrjeteve transatlantike.

Njëra prej të cilave u gjurmua në Siri, përmes një çështjeje gjyqësore, ku u dënua një individ me shtetësi të dyfishtë siriano-libian.

Mahmoud Dajj

Dokumentet nga çështja gjyqësore e vitit 2019 në Bengazi, zbuluan se katër sirianë dhe tre libianë u akuzuan për trafikim të lëndëve narkotike.

Dy nga sirianët, Mohammed Mahmoud Sa’ad dhe Hashem Adel Ajjan, u dënuan me vdekje me pushkatim, ndërsa Mahmoud Abdullah Dajj dhe Mohammed Hani Abdeen u dënuan me vdekje në mungesë.

Libianët u shpallën të pafajshëm.

Dajj, një shtetas siriano-libian, është pronari i kompanisë Al Tayr International Trading, e cila u përfshi në operacionin e kontrabandës pas konfiskimeve të shumta të kontejnerëve që mbanin drogë.

Kryesisht ato ishin të mbushura me kanabis, kapagon (një lloj amfetamine).

Një sasi e konsiderueshme droge u sekuestrua në ujërat greke, e cila kishte si destinacion Bengazin.

Disa anëtarë të stafit u arrestuan.

Libia është një pikë kyçe kryesore transiti për drogat që vijnë nga Siria, Maroku dhe Libani.

Disa nga këto shiten në vend, por pjesa më e madhe e tyre shkon në Egjipt, Italinë Jugore dhe shtetet e Ballkanit dhe Sahel-it.

Zyrtarë të Qeverisë së Unitetit Kombëtar kanë konfirmuar se Bengazi, Tobruk, al-Khums dhe Zuëara, janë portet kryesore ku droga hyn dhe del nga Libia.

Kjo për shkak të mungesës së kontrollit shtetëror mbi to.

Regjimi sirian e ka shfrytëzuar këtë hapësirë për të financuar aktivitetet e tij përmes kontrabandimit të drogës sirianë në të gjithë rajonin.

Kjo gjë u theksua nga ish-ministri i Brendshëm libian, Fathi Bashangha, në postimet e tij në median sociale.

Abdel Hakim al-Baliazi, një ish-zëdhënës i Komitetit për Luftimin e Krimit, theksoi në një deklaratë për mediat se fitimet nga tregtia e drogës po kryhen përmes porteve siriane.

Ku fshihet droga?

Kanabisi fshihej te materialet e ndërtimit në bazat e kontejnerëve.

Kjo u vërtetua në dokumentacionin e detajuar të nëntë kapjeve të drogës në anije të ankoruara në portet libiane para 22 dhjetorit 2020.

Kjo përfshinte gjashtë ton kanabis dhe 3.1 milionë pilula kapagon të kapura në Noka, të fshehura në një pastrues qelqi të quajtur “Medalja e Artë.

Kompania, e cila prodhon Medaljen e Artë, bashkëmenaxhohet nga Salim Daboul-një biznesmen sirian pranë regjimit, i cili themeloi projekte për ta mbështetur dhe financuar atë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore