Sport

Nga një te 1 mijë, Real Madrid-i shkruan histori në ‘kompeticionin e tyre’


Ndeshja përballë Shakhtar Donetsk për Real Madrid-in përveç fitores, ishte historike.

Madrilenët u bën skuadra e parë që arrijnë shifrën e 1 mijë golave në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Goli i Benzema-s për epërsinë e parë, ishte jubilar për mbretërit.

13 tituj, të ndarë tashmë në 1 mijë e një gola.

Në Madrid, Champions-i konsiderohet kompeticioni i tyre, dhe shifrat e mbështesin këtë konstatim.

Të arrihen 1000 gola është e vështirë në ligë, ku luhen 38 ndeshje në sezon, e lëre në Champions, ku maksimumi një skuadër mund të arrijë deri në 13 ndeshje sezonale.

Gjithsesi, madrilenët e arritën këtë shifër, dhe emrat e futbollistëve që arritën golat jubilarë, janë të shkruar me të arta në historinë e këtij klubi.

Më poshtë, lista e futbollistëve që arritën këto gola për madrilenët:

1: Miguel Muñoz

100: Di Stéfano

200: Puskas

300: Jensen

400: Losada

500: Guti

600: Beckham

700: Higuaín

800: Cristiano

900: Cristiano

1000: Benzema

Rruga për 1 mijë e 100, filloi mbrëmë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore