Lajme

Nga Kate Middleton tek Tom Cruise, të famshmit e veshur më mirë në Wimbledon


Vёrtet Wimbledon mund tё ketё vepruar me njё kapacitet tё reduktuar, por kjo nuk i ka ndaluar tё ftuarit qё tё pёrfitojnё nga momenti, me disa qё ndёrruan dhe veshjen e tyre tё nёntё.

Shumё tё famshёm u pikasёn nё fushё, tё cilёt kishin shkuar pёr tё parё Roger Federer, Serena Williams apo Andy Murray duke luajtur në turneun anglez të tenisit.

Me njё pamje tё freskёt, direkt pas izolimit pёr shkak tё kontaktit me njё person tё infektuar, Dukesha e Cambridge-it, ishte gati për finalen e femrave, ditёn e shtunë, nё tё cilёn Ashleigh Barty e Australisë mundi Karolina Pliskova, duke marrё nё kёtё mёnyrёn titullin.

E veshur me njё fustan tё gjelbёr stil firzamonikё, tё stilistes britanike Emilia Wickstead, dukesha i dorёzoi Barty-t enёn Venus Rosewater.

 

Gjithashtu midis turmёs nё finale ishte dhe Priyanka Chopra, e cila ishte ulur prapa Dukeshёs dhe Princit William, nё Kutinë Mbretërore.

E veshur me njё fustan njёngjyrёsh, tё mbyllur nё qafё dhe syze dielli tё zeza, nё formёn e syrit tё maces, aktorja shijoi disa luleshtrydhe pёrpara ndeshjes.

Yjet e “Mission Impossible” dhe çifti i pёrfolur Tom Cruise dhe Hayley Atwell ishin gjithashtu pjesё e finales sё tё shtunёs.

Cruise kishte veshur një kostum blu dhe kravatё prej ari, ndërsa Atwell një fustan midi me lule ngjyrё kremi.

Çiftit iu bashkua aktorja franceze Pom Klementieff, e cila ёshtё gjithashtu pjesё e kastit, nё filmin e ardhshёm.

Benedict Cumberbatch dukej elegant nё kostumin e tij ngjyrё bojёqielli, i cili i shkonte pёr shtat kapeles nё kokё, teksa qёndronte së bashku me këngëtarin Lewis Capaldi, komikun Jack Whitehall dhe këngëtarin Olly Murs.

Princesha shtatzënë Beatrice që ndoqi turneun në fillim të javës me bashkёshortin e saj Edoardo Mapelli Mozzi, u pa e veshur me një fustan me pika të zeza dhe të bardha, gjatё qёndrimit tё saj nё Kutinë Mbretërore, me Sophie Wessex.

Dukesha e Cambridge-it ishte gjithashtu e pranishme nё javën e hapjes së turneut, nё njё paraqitje tepёr elegante nё të bardhë dhe të kaltër.

Middleton kishte kombinuar njё fund stil polka-dot tё firmёs italiane Alessandra Rich ($550), me njё kёmishё tё bardhё dhe pulovёr marinari, nga firma italiane Smythe ($727) dhe qё e kishte kompletuar me njё njё çantё tё bardhё, nga Mulberry Amberley.

Mbёshtetёse e Shoqatës Lawn tё Tenisit dhe adhuruese e madhe e tenisit, Dukesha dhe ka marrë pjesë në shumë turne të Wimbledon gjatë viteve. Këtë vit, ajo u bashkua me ish-kampionin e tenisit, Tim Henman, për të shijuar ndeshjet e së premtes.

Diku tjetër, ylli i Bridgerton Nicola Coughlan u pa në skenë me një pamje pastel nga koleksioni i para-vjeshtës 2021, i Stella McCartney. Aktorja irlandeze kishte kombinuar ngjyrat e fustanit me rimel blu dhe atlete, duke rikthyer njё ndjesi retro, të qetë.

Romeo Beckham kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me babanë e tij futbollist. Ai kishte imituar stilin e famshёm tё flokëve bjond qё Beckham pёrdorte nё fillim tё viteve 2000. Romeo ishte ulur pranë tё dashurёs sё tij, modeles Mia Regan.

Beckham, 18 vjeç, kishte veshur një këmishë të zezë nën një xhaketë kamoshi mgjyrё bezhё dhe një zinxhir argjendi.

Midis turmёs ishte dhe guruja i fitnesit, Joe Wicks, i cili kishte veshur njё kostum gri dhe kravatё blu.Aventurieri Bear Grylls dukej gjithashtu tepёr energjik, i veshur me një kostum marinari dhe syze stil aviatori me xhamin pasqyrё.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore