Shqipëria

Nga Evropa në Oqeani emigrantët morën shtetësinë gjermane, shqiptarët “jashtë”


Zyra Federale e Statistikave Gjermane Destatis, të mërkurën e 20 tetorit, ka publikuar shifrat mbi emigrantët, të cilët u bënë shtetas gjermanë, gjatë vitit 2020.

Plot 109 mijë e 880 emigrantë nga 25 shtete nga pothuajse gjithë kontinentet kanë marrë shtetësinë gjermane, vitin e kaluar, pavarësisht nga të gjitha sfidave që lindën mes pandemisë së coronavirus-it.

Në grafikën e mëposhtme, ajo çfarë bie në sy është, se asnjë shqiptar – që ka statusin e emigrantit në Gjermani – nuk ka marrë shtetësinë gjermane gjatë vitit 2020.

Grafika me shtetasit e rinj gjermanë
Evropianët bëhen… evropianë

Një pjesë e madhe e gjermanëve “të rinj” janë shtetas të një vendi të BE-së.

28 mijë e 305 shtetas të vendeve të tjera të BE-së fituan shtetësinë gjermane në vitin 2020.

Përkatësisht 5 mijë e 930 rumunë, 5 mijë polakë, 4 mijë e 75 italianë, 2 mijë e 650 grekë dhe 2 mijë e 40 bullgarë.

Njëra pasaportë angleze, tjetra gjermane
Gjermanë nga vendet jo-anëtare të BE-së

Nga vendet, të cilat janë në kontinentin evropian, por jo pjesë e BE-së, 30 mijë e 385 qytetarë fituan shtetësinë gjermane.

Turqia kryeson listën me 11 mijë e 630 qytetarë – numri më i lartë në mesin e të gjitha vendeve të tjera. Ndiqet nga Mbretëria e Bashkuar – ish-anëtare e BE-së – me 4 mijë e 930 shtetas gjermanë.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, veç dy janë “fatlumët” – Kosova dhe Serbia, përkatësisht 3 mijë e 440 dhe dy mijë e 765.

Shqipëria, siç duket, ngelet jashtë.

Duke qëndruar në kontinentin evropian, në Lindje, nga Ukraina përfituan shtetësinë gjermane 2 mijë e 260 dhe Rusia 1 mijë e 950.

Përfitues të tjerë të rinj të shtetësisë gjermane në vitin 2020 përfshijnë dhe 85 ish-shtetas të Australisë dhe Oqeanisë, si dhe 1 mijë e 335 persona pa shtetësi, të pavendosur ose të panjohur.

Për sa i përket vizës së përfituar nga Akti i Imigracionit të Kualifikuar të Gjermanisë, e morën punëtorët “shumë të aftë” nga katër vende të Ballkanit Perëndimor: Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

“Evropianë bëhen afrikanët dhe aziatikët”

Lidhur me jo-evropianët, që u bënë shtetas gjermanë në vitin 2020, numri i shtetasve të rinj gjermanë ishin afrikanë dhe aziatikë.

Përkatësisht 11 mijë e 90 afrikanë u bënë evropianë, falë marrjes së shtetësisë gjermane, mes të cilëve dy mijë e 320 janë marokenë.

Ndërsa 33 mijë e 685 të lindur në Azi u bënë qytetarë gjermanë. Nga Siria përfituan 6 mijë e 700, Iraku 4 mijë e 770, Irani 3 mijë e 965, Afganistani 2 mijë e 880 dhe India 2 mijë e 235.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Gjermanët evropianë

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në vitin 2020, Gjermania numëronte një popullsi prej 83.24 milionë, ndërsa 109 mijë e 880 prej tyre u bënë shtetas gjermanë vetëm në vitin 2020, krahasuar me një numër më të madh prej 128 mijë në vitin 2019.

Në bazë të të dhënave të Destatis, është në të njëjtën kohë numri më i lartë i natyralizimeve që nga viti 2003.

Në mënyrë që një person të fitojë shtetësinë gjermane përmes natyralizimit, duhet të ketë jetuar në Gjermani për të paktën tetë vjet, me një leje qëndrimi të përshtatshme.

Përfundimi me sukses i një kursi integrimi e zvogëlon këtë periudhë në shtatë vjet.

Një ndër kushtet, që një person të marrë shtetësinë, është dhe zotërimi i gjuhës gjermane dhe integrimi në shoqërinë e saj.

Normalisht, kushdo që bëhet shtetas gjerman duhet të heqë dorë nga shtetësia e tij e mëparshme, megjithëse për grupe të caktuara, ka ushtrime.

Destatis është një autoritet federal i Gjermanisë përgjegjës për mbledhjen, përpunimin, paraqitjen dhe analizimin e informacionit statistikor në lidhje me ekonominë, shoqërinë dhe mjedisin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore