Futboll

Neymar: “Messi është më i miri i të gjithë kohërave”


Webfaqja e FIFA-s ka publikuar se cilët janë tre lojtarët e preferuar të Neymar da Silva.

“Ronaldo, Robinho dhe Messi”, tha Neymar.

Neymar vijoi duke shprehur admirimin që krijoi ndaj Lionel Messi-t si dhe eksperiencën e tij kur luante përkrahë Messi-t te klubi i Barcelona-s:

Të luash përkrahë Leo-s, ishte një ekspeirencë e veçantë. Ne të dy u bëmë miq.

Nga të gjithë lojtarët që kam parë të luajnë, mendoj se Messi është më i miri në gjithë historinë e futbollit”.

Sa i përket kolegut të tij Kylian Mbappe, Neymar mendon se “ka të dhënat për t’u bërë një ndër më të mirët e të gjithë kohërave”.

Sulmuesi i PSG-së, ka stabilizuar një marrëdhënie mjaft efektive me Mbappe-në, brenda dhe jashtë fushës së gjelbër.

Kylian është fenomen. Është nderë për mua të luaj në të njejtin ekip me të. Ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. E dua shumë”, u shpreh Neymar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore