Lajme

New York Times shkruan për situatën në Veri: Këtë herë është situata serioze për shkak të asaj që po ndodhë në Ukrainë


Veri

Prestigjiozja amerikane, New York Times, i ka dedikuar një tekst të gjatë e shpjegues, ngjarjes së mbrëmshme në Kosovë, kur Qeveria e Kosovës u tërhoq nga vendimi për të aplikuar reciprocitet me Serbinë, për shkak të tensionimit të situatës dhe kërkesë ndërkombëtare për t’u zmbrapsur.

“Një mospajtim rreth targave në mes të Kosovës dhe Serbisë, fqinjëve ballkanikë, ka prodhuar protesta dhe të shtëna armësh të dielën mbrëma, duke prodhuar frikë se dhuna mund të eskalojë, derisa venet perëndimore janë të fokusuara në luftën në Ukrainë”, shkruan gazetarja e New York Times, Valerie Hopkins.

NYT ka cituar edhe kryeministrin e Kovës Albin Kurti, i cili iu drejtua qytetarëve me një video-mesazh ku thoshte se “orët, ditët dhe javët në vazhdim, mund të jenë sfiduese dhe problematike”.

Gazeta atë çfarë ka ndodhur mbrëmë e ka krahasuar me situatën e një viti më parë ku u ngritën tensionet, edhe atëherë për shkak të targave, por shkruan se “tensionet janë më të larta këtë herë për shkak të invazionit rus në Ukrainë”.

NYT citon edhe deklarimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se “Serbia do të fitojë” dhe gjithashtu gjuhen e deputetit nga partia e Vuçiç, Vladimir Gjukanoviç, i cili, duke përdorur gjuhë të njëjtë si Putin, tha se “duket që Serbia do ta fillojë denazifikimin në Ballkan”, si referencë e asaj çfarë thotë Rusia për Ukrainën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore