Lajme

Neptuni shfaqet në një dritë të re mahnitëse nga teleskopi Webb


Teleskopi hapësinor James Webb e ka kthyer shikimin nga universi i thellë drejt sistemit tonë diellor.

Ai ka kapur një imazh të një Neptuni të ndritshëm dhe unazave të tij delikate që nuk janë parë në dekada.

Hera e fundit që astronomët patën një pamje kaq të qartë të planetit më të largët nga dielli ishte kur Voyager 2 i NASA-s fluturoi pranë gjigantit të akullit për vetëm disa orë në vitin 1989.

Mark McCaughrean, këshilltar i lartë për shkencën dhe eksplorimin në Agjencinë Evropiane të Hapësirë, ka treguar se aftësia e paprecedentë e imazhit me rreze infra të kuqe të Webb ka dhënë një pamje të re në atmosferën e Neptunit.

Neptuni shfaqet si blu e thellë në imazhet e mëparshme të marra nga teleskopi hapësinor Hubble për shkak të metanit në atmosferën e tij.

Megjithatë, gjatësitë e valëve infra të kuqe të kapura nga imazheri kryesor i Webb-it NIRCam e tregojnë planetin si gri të hirtë, me re të akullta që shtrihen në sipërfaqe.

Po ashtu imazhe tregon një “shkëlqim intrigues” pranë majës së Neptunit, sipas NASA-s.

Për shkak se planeti është i anuar nga Toka dhe i duhen 164 vjet për të rrotulluar diellin, astronomët ende nuk e kanë parë mirë polin e tij verior.

Webb gjithashtu vuri re shtatë nga 14 hënat e njohura të Neptunit. Duke u afruar mbi Neptun në një imazh të zmadhuar është ajo që duket të jetë një yll shumë i ndritshëm, por në fakt është Tritoni, hëna e madhe e Neptunit.

Tritoni, i cili është më i madh se Plutoni, duket më i ndritshëm se Neptuni sepse është i mbuluar me akull, i cili reflekton dritën. Neptuni ndërkohë “thith shumicën e dritës që bie mbi të”, ka shtuar McCaughrean.

Teksa astronomët eksplorojnë universin duke kërkuar për planetë të tjerë si planeti ynë, ata kanë zbuluar se gjigantët e akullit si Neptuni dhe Urani janë më të zakonshmit në Rrugën e Qumështit.

Sakaq, Webb është teleskopi hapësinor më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë dhe tashmë ka nxjerrë të dhëna të shumta të paprecedenta.

Dhe shkencëtarët shpresojnë se do të lajmërojë një epokë të re zbulimesh.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore