Lajme

Nensi Dojaka në London Fashion Week : ‘Dritë në kohë të errëta’


Nensi Dojaka, stilistja shqiptare e vendosur në Londër fitoi çmimin LVMH 2021 për talentet e reja pak javë më parë. Ndërsa sot, ajo ka qenë ndër stilistet kryesore në London Fashion Week.

Me veshjet e saj të zeza të stolisura me detaje grafike, stilistja 27-vjeçare fitoi vlerësimin e jurisë së përbërë nga gjashtë drejtorët artistikë të LVMH, Virgil Abloh, Jonathan Anderson, Maria Grazia Chiuri, Marc Jacobs, Kim Jones dhe Stella McCartney.

Stilistja mori një dhuratë prej 30  mijë eurosh dhe përfitoi një kontratë një vjeçare brenda grupit LVMH.

E diplomuar në ”Central Saint Martins” dhe themeluese e markës së saj për veshje të grave, Nensi Dojaka  morri pjesë në javën e modës në Londër.

Ajo është cilësuar si një nga forcat më energjike dhe plot risi sa i përket botës së modës në Londër dhe ndërkombëtarisht.

Nensi prezantoi koleksioni e saj të parë më 17 shtator. Dizajni i veshjeve që paraqiti stilistja mbanin vetëm një emër “klass dhe finesë.”

Për shumë kritik, Dojaka ka sjellë evoluim në industrinë e modës.

Në qendër të tematikës së saj qëndronin dëshirat e mbyllura të grave, si dhe pandemia që bëri të izoloheshin miliona njerëz.

Modelet sfiluan me fustane të zinj duke bërë që dantella të ishte një ndër karakteristikat kryesore. Kurrizi qëndronte zbuluar, duke i dhëne një shije të veçantë veshjes.

Pantallona me bel të lartë, dhe xhaketa më mëngë të lidhura ishin disa nga veshjet tjera.

Veçantia e getave

Kush ka parë ndonjëherë geta me formë kaq të veçantë Dojakës?

Dojaka ka shumë fansa. Dua Lipa dhe Rita Ora janë mes tyre, si ajo, të dyja kanë rrënjë shqiptare dhe janë rritur në Londër.

Dojaka ka jetuar dhe studiuar në  Londër që kur ishte 17 vjeç. Si fillim ajo mësoi artin e teknologjisë, më pas ajo u mor me ekspertiza atë ndryshme në fushën e modës.

 

Në daljet e para publike ajo mori pjesë në “Fashion Wast”.

Fakti që biznesi saj u zhvillua pikërisht gjatë një periudhe të vështirë siç ishte pandemia, bëri që veshjet e saj të jenë një produkt i dëshirueshëm, kompleks, që përqendrohet në dëshirat e bashkëmoshatarëve të saj.

Stilistja shqiptare është simboli i “Dritës në kohë të errëta”. Duke përçuar shpresën dhe emocionet përmes veshjeve të saj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore