Lajme

Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Mesiç viziton Mitrovicën Veriore


Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka vizituar Mitrovicën Veriore, teksa eskorta e tij është përcjellë nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

I pyetur nëse po ndihej i sigurt për shkak të prezencës së shtuar të forcave policore, Mesiç tha për KP se “edhe sikur të isha vetëm do të ndjehesha njëjtë shumë i sigurt”.

Mesiç gjatë vizitës në Kosovës ka takuar liderët e shtetit të Kosovës.

Të shtunën e 12 shkurtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, ish-presidentin kroat në ndërtesën e Qeverisë.

Gjatë takimit, Kurti iu është drejtuar Mesiç duke i thënë se përvoja dhe trashëgimia i tij është shumë e vlefshme aktualisht.

Mesiç, i cili është në një vizitë në Kosovë, para se të takojë të parin e ekzekutivit, ishte në vizitë te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Stipe Mesiç

Ndryshe ai me ftesë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së së Kosovës në atë kohë, Behgjet Pacolli, kishte vizituar Kosovën në vitin 2011.

Ndërsa në vitin 2010, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu e pati dekoruar ish presidentin kroat Stjepan Mesiç me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”.

Mesiç, është një avokat dhe politikan kroat i cili shërbeu si President i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010.

Para se të shërbejë dy mandate pesë vjeçare si president, ai ishte kryeministër i Kroacisë nga muaji maj deri në gusht të 1990, pas zgjedhjeve të para shumë partiake president i fundit i presidencës së Jugosllavisë në vitin 1991 si dhe kryetar i parlamentit kroat nga viti 1992 deri në vitin 1994.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore