Lajme

Në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia po punohet nën kërcënimin e armëve


Ekipi menaxhues në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia po punon nën kërcënimin e armëve.

Kështu ka bërë me dije kompania drejtuese.

Petro Kotin, kreu i gjeneratorit shtetëror të energjisë bërthamore Energoatom, ka thënë se forcat ruse “hynë në territorin e termocentralit bërthamor, morën kontrollin e personelit dhe menaxhimin e termocentralit”.

Më tej, ai ka zbuluar se tanimë po punohet nën kërcënimin e armëve.

Sipas Kotin, stafi “u pranua në mëngjes për të kryer detyrat e veta”. Por kompania nuk ka “lidhje të drejtpërdrejtë me stacionin” dhe po merr informacion nga burimet e atjeshme.

Mbi gjendjen e reaktorëve, Kotin ka treguar se gjashtë prej tyre kanë karburant, ndërsa vendet e para-reaktorëve po ruajnë karburantin e harxhuar, nënproduktin e rrezatuar të reaktorëve.

Për të, nëse objektet bërthamore goditen nga bombardimet, kjo “do të çojë në katastrofë bërthamore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore