Art&dizajn

Në shtator nis edicioni i 9-të i Festivalit të Arkitekturës


Nën temën e “Alter-Nation” edicioni i 9-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë do fillojë më 13 shtator.

Sikurse ne edicionet e kaluara ngjarja më e madhe e llojit të vet në regjion do prezantoj para audiencës lokale dhe asaj globale, profesionist vizionar, arkitekt të ri dhe në ngritje, planifikues urban, dizajner, po ashtu edhe aplikues të përzgjedhur nga platforma “Future Architecture”.

Për shkak të kufizimeve për parandalimin e Covid-19, një pjesë e eventit do mbahet ‘online’ kurse të gjitha ngjarjet tjera do organizohen me prezencën e publikut.

Në këtë rast do ju kërkohet dëshmia e vaksinimit apo dëshmi tjera në pajtueshmëri me udhëzimet për Covid-19, nga Ministria e Shëndetësisë, që do hyn në fuqi nga 20 gusht i këtij viti 2021.

Bëhet e ditur se në fund të muajt gusht, do të publikohet lista e ligjëruesve kryesor si dhe programi i plotë.

Festivali Kosovar i Arkitekturës është organizim i përbashkët i Fondacionit kosovar të Arkitekturës dhe platformës më të madhe Evropiane të dizajnit “Future Architecture Platform”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore