Gjykata Speciale

Në seancë private vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve


Ilustrim

Dëshmitari i 44-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale edhe këtë të enjte po vazhdon dëshminë në seancë private në rastin e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës për të tretën ditë me radhë po vazhdon të jetë e mbyllur me arsyetimin e mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit.

Dëshmitari i 44-të filloi dëshminë e tij dy ditë më parë.

Të martën, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka kërkuar që dëshmia e tij të dëgjohet në seancë publike.

Sipas tij, ky dëshmitar ka pranuar se ka gënjyer dhe është përpjekur që të manipulojë procesin gjyqësor për llogari të shërbimit sekret serb.

Ndryshe edhe dëshmitari i 43-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka dëshmuar në seancë private.

ZPS-ja kishte potencuar se dëshmia e tij ka të bëjë me vrasjen e paligjshme të një viktime, e cila pretendohet se është bërë pas arrestimit dhe mbajtjes nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore