Sport

Në Paris të sigurt – Zidane trajneri i ardhshëm


Tashmë është pothuajse e sigurt që Mauricio Pochettino nuk do të jetë trajner i PSG në sezonin 2022/’23.

Dhe, te Paris Saint-Germain janë të sigurt që zëvendësues i tij do të jetë Zinedine Zidane.

Momentalisht, Zidane është i papunë, pasi u largua nga Real Madrid-i në fund të sezonit që lam pas.

Historia nuk i njeh as si miq Zidane dhe PSG, por në fund të sezonit mund t’i shohim si një çift.

Zidane afër muralit të tij në Marseille, rivalit të përbetuar të PSG-së

Siç raporton Marca, oferta e PSG-së tashmë është në tavolinë dhe në dhomat e zhveshjes ulja e Zidane në stolin e tyre për sezonin e ardhshëm është pothuajse e sigurt.

Liderët e Ligue 1 po përgatisin një rikonstruksion të thellë në aspektin sportiv – dhe emri i parë në listë është Zinedine Zidane.

Ata po përgatiten për atë që tashmë duket e sigurt, largimi i Kylian Mbappe te Real Madrid.

Edhe pse shpesh herë është parë idollizimi që Mbappe ka ndaj Zidane, kjo nuk pritet të luaj ndonjë rol në vendimin e Mbappe-s për largimin nga klubi.

Me Messi dhe Neymar, në Paris besojnë se do të kenë edhe dy vite tjera në top formën e këtyre dy yjeve.

Për krahë tyre, ata do të tentojnë të ngjesin talentë të rinjë për të komponuar një ekip fitues të Champions League.

Dhe, për Champions League – nuk ka njeri si Zidane, thuhet në Paris.

Njeriu që fitoi tri herë me radhë Champions League-n me Madrid-in, me shumë mundësi do të jetë ai që do të tentojë të sjellë lavdinë Evropiane edhe në kryeqytetin e dashurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore