Kosova

Në Kosovë sillen fletëvotimet nga Sllovenia për zgjedhjet e 14 nëntorit


Ilustrim: Fletëvotimet.

Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale në Kosovë do të mbahet me 14 nëntor.

Ndërsa, të mërkurën janë sjellur fletëvotime nga Sllovenia, këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se nga Sllovenia janë sjellur në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 14 nëntor”, deklaroi Elezi.

1 milion e 136 mijë e 150 fletëvotime janë shtypur për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Kurse, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna ku do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve është 1 milion e 260 e 571 votues.

“Numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1,136,150 fletëvotime. Pra, janë shtypur 124,421 apo 9.87% më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë”.

“Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1,260,571 votues”, ka treguar tutje Elezi.

Fletëvotimet nga zgjedhjet lokale të kaluara.

Po ashtu, më 10 nëntor KQZ, ka miratuar rinumërimin e 155 vendvotimeve të rekomanduara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Komunat të cilat kanë shënuar fitore duke mos shkuar fare në balotazh janë Deçani, Mitrovica Jugore, Leposaviçi, Lipjani, Novebërda, Peja, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Zubin Potoku, Zveçani, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica Veriore dhe Skenderaj. Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura gjatë ditës së diel të 17 tetorit, nga numri i përgjithshëm i 38 komunave të Kosovës, 17 komuna kanë shënuar fitore, ndërsa 21 komuna shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore