Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka miratuar rinumërimin e 155 vendvotimeve të rekomanduara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kështu ka deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, gjatë mbledhjes së të mërkurës së 10 nëntorit.
Ai bëri të ditur se janë rreth 155 vendvotime që do të rinumërohen, të cilët i takojnë komunave te ndryshme të Kosovës, dhe se po ashtu PZAP ka vendosur edhe për rinumërimin e të rreth 10 kutive të votave përmes postës.
“Numri i vendvotimeve të rregullta që do të rinumërohen është rreth 155 vendvotime të rregullta që u takojnë komunave të ndryshme, PZAP ka vendosur edhe për rinumërimin e 10 kutive të votave me postë”.
Ahmetaj tregoi edhe numrin e përgjithshëm të vendvotimeve që do të rinumërohen sipas vendimit të PZAP-së, duke përshirë këtu ato të ditës së hënë dhe ato për të cilat është vendosur gjatë kësaj të mërkure.
“Më datën tetë janë 437 vendvotime të rregullta përfshirë edhe votat me kusht edhe postë që 467 kuti të votimit që duhet të rinumërohen sipas vendimeve të ardhura me datë tetë”.
“Me datën 9 kanë ardhur 138 vendime për rinumërim të vendvotimeve të rregullta të komunave të ndryshme dhe 11 kuti të votimit të votave me postë”.
“Më datën 10 nëntor janë gjithsejtë 14 vendvotime që në total bëjnë 589 vendvotime të rregullta, duke përfshirë edhe 23 kuti të votave me postë dhe 18 kuti të votave ne kusht, gjithsejtë 630 kuti, duke përkthyer në përqindje 23,78% e kutive që duhet të rinumërohen sipas vendimit të PZAP-it”, është shprehur ai.
Në bazë të këtyre vendimeve, kërkohet nga KQZ-ja “që të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve apo votave të kandidatëve të një numri të caktuar të vendvotimeve”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit