Sport

Ndryshon formati i Ligue 1, nga 2023/’24


Formati i ligës elitare franceze do të ndryshojë me fillim nga sezoni 2023/’24.

Elita e Francës me fillim pas dy vitesh, do të reduktojë numrin e skuadrave nga 20 në 18.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së sotme të mbajtur mes drejtuesve të klubit.

Pra, këto dy sezone do të jenë të fundit që 20 skuadra militojnë në futbollin francez.

Sezonin e ardhshëm, nga liga do të bien katër skuadra, dhe do të ngjiten vetëm dy.

Sipas klubeve, kjo është mënyra e duhur që liga të ketë kualitet më të lartë dhe të ngritet në ranglistën e UEFA-s.

Franca tani ka vetëm pesë vende që shkojnë në garat Evropiane, tre në Champions League, një në Europa League dhe një në Conference League.

Por, me Portugalinë që është afruar shumë, ky numër mund të bëhet edhe më i vogël.

Andaj, me më pak skuadra, drejtuesit e ligës mendojnë që liga do jetë më kualitative dhe të gjithë janë pajtuar me këtë vendim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore