Shqipëria

Ndryshojnë shefat e komisariateve Bulqizë dhe Mat


Lëvizjet në Policinë e Shtetit pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano kanë prekur edhe komisariatet në rrethe.

Sipas raportimeve tё fundit nga Policia, bёhet fjalё pёr ndryshimin e shefave tё komisariateve në Bulqizё dhe Mat.

Në Mat është emëruar shef i komisariatit Kryekomisar Ervin Hasrama.

Këtë komisariat e drejtonte Gazmend Demrozi, i cili është transferuar në të njëjtin pozicion në Kuçovë.

Në Komisariatin e Bulqizës, Arben Sula u zëvendësua me Florian Rrasën, sipas Policisë së Shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore