Lajme

Ndryshimi i klimës: Takimi i SHBA-së për uljen e emetimeve


I Dërguari Special i Presidentit për Klimën John Kerry dëgjon ndërsa Presidenti Joe Biden flet në Samitin Virtual të Liderëve për Klimën, nga Salla Lindore e Shtëpisë së Bardhë, të enjten, 22 prill 2021, në Uashington

SHBA-ja është zotuar të ulë emetimet e karbonit me 50-52% nën nivelet e vitit 2005 deri në fund të kësaj dekade.

Ky objektiv i ri, i cili do të zbulohet në një samit virtual me 40 liderë globalë, në thelb dyfishon premtimin e tyre të mëparshëm.

Amerikanët shpresojnë që plani i tyre ambicioz i ri do të inkurajojë Kinën, Indinë dhe të tjerët të shkojnë më tej përpara takimit vendimtar të COP26, në Glasgow në nëntor.

Por do të ketë një farë skepticizmi në lidhje me aftësinë e SHBA-së për të përmbushur objektivin e saj të ri, duke pasur parasysh natyrën e ndarë të politikës amerikane.

Mbretëria e Bashkuar është ndër vendet që dëshiron të tregojë ambicien e saj përpara takimit.

Më parë gjatë javës, kryeministri Boris Johnson, njoftoi një objektiv “udhëheqës botëror” për Mbretërinë e Bashkuar për të ulur emetimet me 78% në nivelet e vitit 1990 deri në vitin 2035.

Mbretëria e Bashkuar po luan një rol kritik këtë vit pasi ka marrë presidencen e COP26 dhe ka për detyrë të arrijë marrëveshje në Glasgow kur udhëheqësit botërorë të takohen atje në nëntor.

Udhëheqësit botërorë në Samitin Virtual të Liderëve për Klimën, siç shihet nga Salla Lindore e Shtëpisë së Bardhë, të enjten, 22 prill 2021, në Uashington.
Ambicia e Biden sfidohet

Klima ka qenë fokusi kryesor i muajve të parë të administratës së Biden në detyrë.

Si dhe ribashkimi i paktit të klimës në Paris dhe organizimi i samitit ditën e enjte, 22 prill.

Presidenti Biden është i përgatitur të shkojë përtej nivelit të parashikuar, do të jetë një surprizë e mirëpritur për shumë shkencëtarë dhe aktivistë.

Premtimi i ri do të thotë ndryshime të mëdha në mënyrën amerikane të jetës.

Qymyri do të duhet të zhduket nga përzierja e energjisë elektrike, ndërsa makinat dhe kamionët që djegin gaz duhet të shkojnë drejt furnizimit me rrymë.

Por shpallja e një synimi ambicioz është një gjë – kthimi i tij në realitet është tjetër gjë.

Ndërsa Demokratët kanë një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, Senati në thelb është i bllokuar, duke e bërë miratimin e legjislacionit të ri për klimën mjaft të ndërlikuar.

SHBA dhe Kina dëshirojnë të bashkëpunojnë

Ndër 40 udhëheqësit që do të marrin pjesë në samit do të jetë dhe presidenti i Kinës Xi Jinping.

Pavarësisht tensioneve serioze midis SHBA-së dhe Kinës për një mori çështjesh, të dy palët duket se dëshirojnë të bashkëpunojnë dhe ta mbajnë ndryshimin e klimës të ndarë nga këto mosmarrëveshje.

Duke folur përpara takimit, një zyrtar i lartë i administratës foli ngrohtësisht për qasjen bashkëpunuese.

“Është mjaft e qartë që ekziston një nivel i qartë ambicie. Të dy vendet e shohin këtë si një krizë. Të dy vendet e shohin nevojën për veprim në vitet 2020. Të dy vendet e shohin nevojën për të punuar drejt mbajtjes së rritjes së temperaturave globale në 1.5 gradë”, tha zyrtari.

Por për vendet e tjera të cilët kanë qenë të ngadaltë për të përqafuar veprimet mbi ndryshimin e klimës, ekipi i Biden ishte i papërmbajtur.

Shtëpia e Bardhë nën adminastratën e ish-presidentit Donald Trump, qasjen skeptike e Brazilit dhe Australisë ndaj kësaj çështje e kishte favorizuar. Ndërsa tani nuk është më kështu.

“Për momentin, unë mendoj se kolegët tanë në Australi e pranojnë se do të duhet të ketë një ndryshim”, deklaroi zyrtari.

Duke folur për Brazilin, i njëjti zyrtar tha: “Pritja për të gjitha vendet është që ambicia duhet të rritet menjëherë”.

Ndërsa kryeministri Johnson pritet që të tregojë në takimin virtual të Shtëpisë së Bardhë:

“Mbretëria e Bashkuar ka treguar se është e mundur të zvogëlohen emetimet ndërsa rritet ekonomia, gjë që e bën pyetjen e arritjes së zeros neto jo aq teknike sa politike”.

Duke shtuar se “nëse në të vërtetë duam të ndalojmë ndryshimin e klimës, atëherë ky duhet të jetë viti në të cilin ne bëhemi seriozë për ta bërë këtë”.

Përveç zotimit të SHBA-së, pritet të ketë edhe hapa të rinj të njoftuar nga një numër vendesh.

Për ata që ishin të përfshirë në negociatat që çuan në marrëveshjen e Parisit të vitit 2015, gjëja kryesore këtë javë është të mos prishin diskutimet në pengesën e parë.

Ky është takimi i parë i madh për klimën e një viti kritik që do të kulmojë në një mbledhje të rreth 200 udhëheqësve botërorë në Glasgow në nëntor në COP26.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore