Biznes

Ndryshimet fiskale që hyjnë në fuqi nga 1 janari


Që nga janari, bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë, së bashku me të gjithë profesionet e lira si avokatët, noterët, ekonomistët, etj. do të jenë të përjashtuara nga skema e TVSH-së, duke kursyer në total 32 milionë euro.

Ky Vit i Ri ka filluar me disa ndryshime në sistemin tatimor. Këto ndryshime drejtperdrejt  prekin shumë biznese dhe individë në Shqipëri.

Nga 1 janari, bizneseve të vogla i është hequr tatimim mbi fitimin. Kujtojmë se kjo taksë shkonte në favor të arkave të bashkive. 

Falë këtij vendimi do të kursehen rreth 5,2 milionë euro. Edhe pse bashkitë janë duke rritur tarifat e ndryshme vendore me qëllim që të kompensojnë këtë humbje nga buxheti i tyre.

Gjithashtu, bizneset e vogla dhe të gjithë profesionet e lira (noterët, avokatët, ekonomistët) me një xhiro deri në dhjetë milion lekë do të përjashtohen nga skema e TVSH-së, duke kursyer gjithsej 32 milionë euro.

Vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale në  30 mijë lekë prek 40% të të punësuarve në vend. Ky ndryshim kapërcen me 15% nivelin e mëparshëm. 

Ndryshim do të përkthehet në  4500 lekë kosto shtestë për kontributet shoqërore dhe shëndetësore për të punësuarit dhe vetëpunësuarit. Nga ky vendim buxheti i shtetit do të arkëtojë 24 milionë euro më shumë këtë vit.

Data 1 janar përkoi me fillimin e reformës së fiskalizimit.

Falë kësaj reforme të  gjitha transaksionete biznesit  do të bëhen në bazë të faturës elektronike.

Kjo reformë  është një angazhim madhor i Qeverisë, në përpjekjet  për të minimizuar ekonominë informale përmes modernizimit të sistemit të monitorimit të taksave./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore