Shqipëria

Ndryshime në qeveri, largohen dy zëvendësministra


Qeveria e Shqipërisë ka pësuar dy ndryshime pak kohë përpara përmbylljes së mandatit të dytë katër-vjeçar, të qeverisë Rama.

Mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Etjen Xhafaj dhe Petro Koçi, janë liruar nga detyra.

Xhafaj ka qenë zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Koçi ndërkohë, ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes.

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, dokumentin e ka firmosur numri dy i qeverisë, Erjon Braçe.

Arsye mbi këtë vendim nuk janë bërë ende me dije.

Një tjetër vendim ndërkaq i marrë, ka qenë ai i emërimit të Megi Finos, vajzës së ish-deputetit të ndjerë, Bashkim Fino, si zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore