Shqipëria

Ndihmoi një të mitur për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohet 34-vjeçari në Portin e Durrësit


Policia e Durrësit, të hënën e 20 dhjetorit ka arrestuar një person, i cili banonte në Egjipt, pasi po ndihmonte një shtetase të mitur për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Përkatësisht në pranga ka rënë shtetasi M. A., banues në Kajro, i cili në Portin e Durrësit po ndihmonte të miturën duke i dhënë pasaportën dhe lejen e qëndrimit të vajzës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore