Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lajmёroi se u realizua me sukses ditёn e diel, operacioni kompleks i tumorit primar renal.
Ndёrhyrja “qё zgjati plot 7 orё” dhe ishte “pёrhapur masivisht nё cavёn inferiore dhe atriumin e djathtё”, i shpёtoi jetёn njё pacienteje 54-vjeçare.
Pjesё e ekipit ishin kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist.
“Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve Aurel Janko, Andi Kaçani, Arbër Aliu, Petrika Gjergo dhe Saimir Kuçi”, ka shkruar Manastirliu nё postimin e saj, nё Facebook.
Tumori primar renal është lloji më i zakonshëm i kancerit të veshkave tek të rriturit, përgjegjës për afërsisht 90-95% të rasteve.
Ёshtё vёnё re njё mbizotërim te meshkujt ndaj grave, me një raport prej 1.5:1.
Zakonisht ndodh ndërmjet dekadës së 6-të dhe të 7-të të jetës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com