Euro 2020

Ndërhyrja e tmerrshme e Danielson ndaj Besedin


Ukraina arriti një kualifikim historik në fazën e çerekfinaleve të Kampionatit Evropian, duke e mposhtur Suedinë me rezultat 2:1.

Por, në këtë ndeshje ndodhi një episod jo i këndshëm, pasi që futbollisti suedez, Marcus Danielson, shkaktoi një ndërhyrje të tmerrshme në futbollistin ukrainas, Artem Besedin.

Pas kësaj ndërhyrjeje, gjyqtari Daniele Orsato, fillimisht e ndëshkoi me karton të verdhë futbollistin suedez, derisa pas rishikimit në sistemin VAR, e nxori kartonin e kuq për ta përjashtuar nga loja.

Besedin u inkuadrua në lojë në minutën e parë të vazhdimeve, pasi që koha e rregullt nuk prodhoi fituesin.

Pra, vetëm nëntë shtatë minuta pas hyrjes në lojë, futbollistin ukrainas e përcolli një fat i keq, ku ende nuk dihet shkalla e lëndimit të tij.

Sa i përket ndeshjes, të parët shënuan Ukraina në minutën e 27-të, përmes futbollistit të Manchester City-t, Oleksandr Zinchenko, më pas Suedia barazoi rezultatin dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, përmes anëtarit të Leipzig, Emil Forsberg.

Gjatë pjesës së dytë gola më nuk pati, me skuadrat që iu drejtuan vazhdimeve.

Dhe në sekondat e fundit të ndeshjes, Ukraina shënoi golin e kualifikimit me anë të Artem Dovbyk, i cili u asistua nga Zinchenko.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore