Lajme

NATO do të kryejë stërvitje rutinë bërthamore, thotë Stoltenberg


Javën e ardhshme, NATO do të kryejë një stërvitje të forcave të saj bërthamore.

Stërvitja ishte planifikuar shumë përpara se të shpërthente lufta në Ukrainë.

Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai deklaroi se anulimi i stërvitjes në këto momente do të dërgonte mesazhin e gabuar te Moska.

Stoltenberg shtoi se NATO aktualisht nuk vëzhgon shenja të përgatitjeve të Rusisë për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.

“Rusia e di se një luftë bërthamore nuk mund të bëhet dhe nuk mund të fitohet. Ne po monitorojmë nga afër forcat bërthamore ruse. Ne nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim në vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë, por ne mbetemi vigjilentë”, vërejti ish-kryeministri norvegjez.

Ai theksoi se Aleanca po forcon mbrojtjen e infrastrukturës së saj kritike, si dhe aktivitetet e inteligjencës dhe shkëmbimin e inteligjencës.

“Ne do të marrim masa të mëtejshme për të forcuar qëndrueshmërinë tonë dhe për të mbrojtur infrastrukturën tonë kritike, dhe një sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës kritike të aleatëve do të marrë një përgjigje të përbashkët dhe vendimtare”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore