Pajisje

NASA zgjodhi SpaceX-in për në hënë


NASA dhe SpaceX, kompania hapësinore e Elon Musk-ut, kanë lidhur një kontratë prej 2.9 miliardë dollarësh për ndërtimin e një anijeje kozmike që do të dërgojë astronautët në hënë në vitin 2024.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se zgjedhja e SpaceX-it ka lënë mënjanë Blue Origin të Jeff Bezos-it dhe kontraktorin e mbrojtjes, Dynetics Inc.

Kjo pasi Musk-u së bashku me Bezos-in ishin duke garuar për të udhëhequr dërgimin e njerëzve në hënë, gjë që ka nisur për herë të parë në vitin 1972.

Në garë SpaceX-i i Musk-ut u paraqit i vetëm, ndërsa Blue Origin bashkëpunoi me Lockheed Martin Corp, Northrop Grumman Corp dhe Draper.

Menjëherë pas njoftimit, shefi i SpaceX-it shkroi në llogarinë e tij në platformën Twitter: “Rregullat e NASA-s!!”

Ndërkohë NASA dha kontratën për zbarkuesin e parë tregtar njerëzor si pjesë e programit të saj të quajtur Artemis dhe njoftoi se zbarkuesi do të bartë dy astronautë amerikanë në sipërfaqen hënore.

“Ne duhet të kryejmë zbarkimin tjetër sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë administratori i përkohshëm i NASA-s, Steve Jurczyk.

“Nëse ata shënjestrojnë piketat e tyre, ne kemi një goditje në vitin 2024”, ka shtuar ai.

Për sa i përket Starship-it të SpaceX-it, agjencia hapësinore ka thënë se përfshin një kabin të gjerë dhe dy bllokime ajri për shëtitjet e astronautëve në hënë. Arkitektura e saj ka për synim të evoluojë një sistem lëshimi dhe uljeje tërësisht të ri-përdorshme.

Kjo pasi është krijuar për të udhëtuar në hënë, në planetin Mars dhe në destinacione të tjera në hapësirë.

Një reagim në platformën Twitter ka ardhur edhe nga SpaceX-i. “Ne jemi të përulur të ndihmojmë NASA-n të fillojë një epokë të re të eksplorimit njerëzor të hapësirës”, ka shkruar kompania.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore