Sport

Napoli ‘shemb’ Bologna-n dhe rimerr kreun e Serie A


Napoli i Luciano Spalletti-t ka arritur tӫ marre njӫ fitore tӫ pastӫr nӫ shifrat 3-0 pӫrballӫ Bologna-s sӫ Sinisa Mihajlovic-it.

Fitorja i jep tӫ kaltӫrve pӫrsӫri vendin e parӫ nӫ Serie A. Vend tӫ cilin e ndajnӫ me Milan-in, pasi tӫ dy skuadrat kanӫ nga 28 pikӫ.

Ndeshja u luajt pӫr llogari tӫ javӫs sӫ 10 nӫ Serie A. Pikӫrisht kjo ndeshje pӫrmbylli dhe javӫn.

Napoli ishte dominues pӫrgjatӫ gjithӫ takimit. Dy gola do tӫ vinin nӫ pjesӫn e parӫ tӫ takimit.

Fillimisht shӫnoi Fabian Ruiz-i nӫ minutӫn e 18. Nӫ minutӫn e 39 nӫ lojӫ do tӫ ndӫrhynte VAR-i, nӫ favor tӫ Napoli-t, qӫ fiton penallti.

Lorenzo Insigne merr pӫrsipӫr ekzekutimin e 11 metӫrshit, tӫ cilin nӫ tӫ 41 minutӫ e shӫndroi nӫ gol. Kapiteni do tӫ ishte protagonist edhe te goli i tretӫ.

Pӫrsӫri Insigne, pӫrsӫri 11 metӫrsh dhe Napoli qӫ shkon nӫ kuotӫn e tre golave tӫ realizuar nӫ minutӫn e 62. Minutat e mbetura nuk prodhuan tӫ tjerӫ gola dhe pӫr pasojӫ rezultati mbeti 3-0.

Renditja e Serie A, pas javӫs sӫ 10:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore