Sport

Napoli ka gati planin për ta “blinduar” Kvaratskhelia-n


Futbollisti i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, ka shpërthyer në skenë, duke u bërë një nga lojtarët më emocionues në Evropë.

Anësori 22-vjeçar iu bashkua klubit italian nga Dinamo Batumi në verë për vetëm 10 milionë euro dhe që në ndeshjen debutuese shpërtheu, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim kundër Hellas Verona-s.

Kvaratskhelia nuk ka treguar asnjëherë shenja të ngadalësimit, duke kontribuar në më shumë gola sesa në ndeshjet që ka luajtur.

Ai është bërë një nga futbollistët më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane.

Daniele Longo i “Calciomercato” detajon se si Napoli po planifikon të trefishojë pagën e talentit gjeorgjian në një kontratë të re, duke e shtyrë datën e skadimit nga viti 2027 në 2028.

Anësori gjeorgjian aktualisht fiton rreth 1.1 milion euro neto në sezon dhe kjo do të rritet në rreth 3 milion plus shtesa.

Në ditët në vijim do të hapen bisedimet me përfaqësuesit e tij për të gjetur një marrëveshje.

Skuadrat e Premier Leauge-s, Manchester City dhe Liverpool janë të dy të interesuar për 22-vjeçarin, i cili më parë ka shprehur një interes për t’iu bashkuar Real Madridit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore