Sport

Nainggolan-it i ofrohet kontratë nga klubi italian


Ish-mesfushori i Inter-it, Radja Nainggolan duket se është i destinuar të largohet nga klubi belg, Royal Antëerp dhe Cagliari janë të prirur për ta rikthyer 34-vjeçarin në Sardenjë.

Mesfushori belg u kthye në vendlindjen e tij në gusht të vitit 2021 pasi u largua nga Inter-i si transferim i lirë, duke nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me Antëerp-in.

Fillimisht gjërat shkuan mirë, por koha e tij me klubin është prishur pas pamjes së tij duke pirë duhan në bankën rezervë në një ndeshje që klubi i tij e humbi me rezultat 3:0 ndaj Standard Liege në muajin tetor.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, Cagliari është i interesuar të rikthejë Nainggolan në Sardenjë dhe është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë, por vetëm me shifra më të ulëta se ato që ai kërkon aktualisht.

Dy palët do të takohen në ditët në vijim për të gjetur një marrëveshje.

Nainggolan ka kaluar tashmë gjashtë vjet gjithsej me fanellën e Cagliar-it, nga viti 2010 në 2014 përpara se të rikthehej si huazim në vitin 2019 për 18 muaj.

Një i preferuar i tifozëve të Cagliar-it, mesfushori belg ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 13 asistime në 188 paraqitje për klubin në të kaluarën.

Kujtojmë që Cagliari aktualisht garon në Serie B, të cilët pozicionohen në vendin e tetë në tabelë me 28 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore