Tregjet

Nafta pëson rënie/ Kina dhe SHBA faktorë ndikues


Çmimet e naftës ranë të premten. Rënia është ndikuar nga mbyllja e Kinës nga pandemia dhe planet e SHBA-së për një paketë të madhe stimuluese.

Nafta Brent ra me 71 cent duke arritur në çmimin e 55.71 dollarëve për fuçi. Ky zhvillim erdhi pas rritjes me 0.6% të enjten.

Nafta amerikane West Texas Intermediate ra me 46 cent duke arritur në çmimin e 53.11 dollarëve për fuçi. Rënia erdhi pasi nafta amerikane ishte rritur me më shumë se 1% më herët.

Nafta Brent po shkon drejt rënies së parë në tre javë, ndërsa nafta amerikane pritet të arrijë fitimin e tretë javor.

Prodhuesit e naftës po përballen me problematika për balancimin e ofertës dhe kërkesës. Zhvillimet e fundit në lidhje me vaksinat dhe dobësimin e dollarit më i dobët kanë ulur çmimin e naftës.

Një paketë stimuluese prej gati dy trilionë dollarësh e propozuar nga presidenti Joe Biden pritet të rrisë kërkesën për naftë. Zhvillimet negative në lidhje me punësimin në SHBA mund të ndikojnë në uljen e kësaj kërkese, pavarësisht paketës stimuluese.

Importet e naftës në Kinë u rritën me 7.3% në vitin 2020. Të premten, Kina raportoi numrin më të lartë të rasteve të COVID-19 në më shumë se dhjetë muaj.

Shteti kinez ka vendosur bllokimin e 28 milionë banorëve pas lajmit në lidhje me vdekjen e parë nga COVID-19 në tetë muaj.

Sipas analistëve, pavarësisht zhvillimeve në lidhje me vaksinën dhe industrinë e naftës, ka akoma skepticizëm për prodhimin dhe rritjen e çmimeve të saj./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore