Lajme

MV/Filipçe: Rritet numri i të infektuarve me Covid-19, dyshohet për variantin britanik


“Gjatë ditës së djeshme, kisha bisedime me përfaqësues të laboratorit nga klinika Zhan Mitrev, ku lloji britanik është i pranishëm tek 70% e pacientëve”.

Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Venko Filipçe, ditën e enjte, më 25 shkurt.

Filipçe, tha se ka pasur rritje të numrit të të infekturve me Covid-19 në RMV. Duke hedhur dyshimin se ky numër është rritur për shkak të variantit të ri të virusit, atij britanik. Pasi ky variant sipas ekspertëve transmetohet më lehtë.

Ai theksoi faktin se një pjesë e spitaleve në të gjithë vendin kanë një numër të mjaftueshëm të kapaciteteve.

“Konkretisht në Shkup për momentin ka shtretër të lirë spitalorë në Klinikën Infektive pa Spitalin Modular, por ka një hapësirë të konsiderueshme falas në Spitalin e Brendshëm që tani po funksionon normalisht. Konkretisht në Kavadar, Prilep dhe Ohër, është rritur numri i të shtruarve me Covi-19, por ka kapacitet të mjafuteshëm spitalor”.

Ndërsa përsa i përket masave, Filipçe, tha se po shihet mundësia që të vendosen masa të reja shtrënguese.

Deri tani në RMV ka pasur 3 mijë e 98 humbje jete, që nga shfaqja e coronavirus-it. Raste aktive në total janë 100 mijë e 639, ndërsa të shëruar 90 mijë e 311 njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore