Art&dizajn

Muze dedikuar Princit Kelt


Në kohët e fundit, gjatë viteve 1990, u zbuluan një vendbanim i fortifikuar Keltik, një vend i shenjtë dhe disa varreza fisnikërie.

Disa nga gjetjet e shumta të varrezave, kryesisht që datojnë nga mesi i mijëvjeçarit të parë para Krishtit.

“Princi Kelt i Glauberg” ishte statuja prej guri e udhëheqësit, ishte shumë e famshme, ajo madje zbukuronte pullat postare gjermane.

Arkitektët morën parasysh pasurinë e përbashkët për shumicën e vendeve arkeologjike, gjëja kryesore atje është peizazhi historik, që mban gjurmë të veprimtarisë njerëzore dhe aspak një muze. Një depo e objekteve të nxjerra nga “habitati”.

Kjo ndërtesë, që del konzollë nga një pjerrësi e butë me plot gjelbërim, shërben kryesisht si një “gisht drejtues”, duke i drejtuar vizitorët drejt personazhit kryesor të këtij objekti.

Kornizat e saj të freskëta me ngjyrë të kuqërremtë e mbështjellë në fasadën e saj, me një material prej metali të ndryshkur janë në kontrast me kodrat e gjelbërta të peizazhit përreth.

Gjithashtu muzeu duket më shumë si një “objekt misterioz” sesa një muze, duke e shtyrë vëzhguesin ta eksplorojë atë dhe pastaj t’i drejtohet studimit të peizazhit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore