Lajme

Mustafa fton kryesinë e partisë, mund të jap dorëheqje


Rezultatet e zgjedhjeve të së dielës në Kosovë që e nxorën Lidhjen Demokratike si të tretën, kanë mobilizuar kryesinë e kësaj partie.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha për Albanian Post se ka thirrur për të hënën mbledhjen e kryesisë.

“Sot e kam ftuar kryesinë, do t’iu informojmë”, ka thënë shkurt Mustafa për Albanian Post”.

Në këtë mbledhje Mustafa përflitet se mund të jap dorëheqje nga pozita e kreut të LDK-së. Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, partia e Isa Mustafës nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%

Pas numërimit të fletëvotimeve nga të gjitha vendvotimet në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e treta pas Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës me 13.07 % të votave,

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore