Sport

Murtough: Nuk ndikohemi nga fushata në mediat sociale për ta larguar Solskjaer-in


Drejtori sportiv i Manchester United, John Murtough

Manchester United është plotësisht në mbështetje të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe nuk do të ndikohet nga fushata “Ole Out” në mediat sociale, sipas drejtorit të futbollit të klubit John Murtough.

Solskjaer është kritikuar pas rezultateve zhgënjyese që kanë pasur Manchester United, pasi ata kanë fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e fundit.

“OleOut” është përdorur në internet nga fansat që duan të shohin zëvendësimin e Solskjaer, por Murtough tha se “histeria” në mediat sociale nuk do të ndikojë në pozicionin e Norvegjezit.

“Ne kemi një strategji afatgjate dhe besim në drejtimin ku po shkojmë”, tha Murtough në një takim në forumin e tifozëve.

“Premier League është një nga ligat më kompetitive në botë, por ne jemi 100% të gatshëm për atë sfidë. Ne nuk mund të tërhiqemi dhe të devijojmë nga plani ynë, Ole dhe stafi janë shumë të fokusuar në këtë”, shtoi Murtough.

“Ne nuk do të shpërqendrohemi nga ajo që thuhet në mediat sociale, e cila ndonjëherë mund të krijojë zjarr dhe histeri”.

Është pjesë e lojës, por ne qëndrojmë të fokusuar, ne besojmë se kemi talentin dhe karakterin brenda skuadrës për të pasur sukses”, përfundoi Murtough.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore