Sport

Muriqi i shënon Real-it


Vedat Muriqi ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj kampionëve në fuqi, Real Madrid-it.

Sulmuesi kosovar realizoi golin në minutën e 36-të pas një harkimi të Kang-In Lee.

Muriqi u gjend më së miri në zonë, duke e mposhtur me kokë super-portierin e Real-it, Thibaut Courtois.

Kjo ndeshje është e javës së pestë në La Liga, derisa Mallorca është në formë mjaft të mirë, duke fituar gjashtë pikë në javët e para.

Ndërkohë, sa i përket Muriqit, ky është goli i tretë i tij në La Liga për këtë edicion.

Goli

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore