Sport

Mundësitë që Ramos të kthehet në nivelin më të lartë, të pakta


Sergio Ramos u largua nga Real Madrid-i pas 16 vitesh për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain si transferim i lirë.

Mirëpo, tre muaj pas fillimit të sezonit, Ramos ende nuk ka debutuar në fushë me fanellën e Paris-it.

Dhe, ndjesia nga doktorët e skuadrës, është që do të jetë shumë e vështirë për Ramos-in të rikthehet në nivelin më të lartë.

Që nga fillimi i vitit, Ramos ka luajtur vetëm shtatë ndeshje, duke u penguar vazhdimisht nga një lëndim në gju.

Pas testeve të shumta, në Paris besohet që do të jetë shumë e vështirë për 36-vjeçarin spanjoll që ndonjëherë të rikthehet në nivelet më të larta.

Një transferim i cili u prit ndryshe, dhe doli krejtësisht ndryshe.

Si duket, me largimin nga Madrid-i, ka përfunduar edhe karriera e Sergio Ramos në nivelin më të lartë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore