Euro 2020

Muller: Ai gabim më dhemb për vdekje


Thomas Muller ishte një prej figurave më dëshpëruese të Gjermanisë, në humbjen e tyre të fundit kundër Anglisë, në kuadër të 1/8-ve të finales të Kampionatit Evropian.

Muller humbi një shanse të artë për të shënuar golin e barazimit, që mund të ndryshonte rrjedhën e takimit, por gaboi në mënyrë të pabesueshme i vetëm përballë portierit Pickford.

Dhe menjëherë më pas erdhi anglezët shënuan për 2:0, kështu duke eliminuar Gjermaninë nga Kampionati Evropian.

Lidhur me këtë gjë, futbollisti gjerman, ka reaguar duke kërkuar falje përmes një postimi në instagram.

“Ky episod që ndodhi më la pa gjumë tërë natën. Është e vështirë kur humbet një shanse për të barazuar ndeshjen në një moment kaq të rëndësishëm, si dhe për të gëzuar gjithë popullin gjerman. Të kesh këtë mundësi dhe ta lësh të shpëtojë është diçka që më dhemb për vdekje”, tha Muller.

“Më dhemb për gjithë skuadrën e Gjermanisë, për shokët e mi dhe trajnerin tim, që më dhanë sigurinë të jem në atë moment. Por, mbi të gjitha, më dhemb për të gjithë tifozët e Gjermanisë, që na qëndruan pranë dhe na mbështetën gjatë këtij Evropiani”, shtoi Muller.

Kujtojmë që futbollisti 31-vjeçar nuk ka shënuar asnjë gol, në një Kampionat Evropian dhe këtë herë pati mundësinë e artë për ta thyer këtë mallkim, por nuk ia doli dot.

Derisa, Muller ka zhvilluar 106 takime me Gjermaninë, duke shënuar 39 gola në të gjitha garat.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore