Lajme

Muharremaj: Institucionet të mendojnë me urgjencë për zgjidhjen e situatës së rrymës


Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për krizën energjitike ka thënë se institucionet duhet të mendojnë për të gjetur një zgjidhje për situatën e vështirë.

“Institucionet përkatëse duhet ta mendojnë me urgjencë, zgjidhjen e kësaj situate të vështirë. Justifikimi nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur, andaj edhe unë si qytetar, por edhe si kryetar komune, kërkoj që ta gjeni zgjidhjen e duhur për qytetarët”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Ndërkaq, është shprehur se përballja me reduktime do të jetë e vështirë duke përmendur disa arsyeje.

“Pa energji elektrike Komuna e Suharekës po edhe e tërë Kosova, do ta ketë të vështirë përballjen me reduktime. Jo vetëm amvisëria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë, me mungesën e energjisë elektrike”.

Termocentrali, “Kosova e Re”.

“Ardhja e mërgimtarëve dhe festat e fundvitit, janë edhe një arsye shtesë që kjo çështje është dashur të mendohet më herët”.

Çmimet evropiane të gazit natyror janë rritur aq shumë, saqë qindra miliona njerëz mund të përballen me shtëpi të ftohta ose fatura të fryra të energjisë gjatë dimrit.

“Kjo krizë energjetike në Evropë do të afektojë edhe Kosovën”.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pasi sipas saj qytetarët duhet të përgatiten për një rritje eventuale të çmimeve të energjisë.

Kjo pasi që çmimi i energjisë elektrike për një Megavat për orë, prej 60 euro, sa kanë qenë para kësaj krize në Evropë, tani ka arritur në mbi 100 euro.

Në anën tjetër Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRrE) ka bërë të ditur se tarifat aktuale të energjisë do të mbesin të njëjta deri me një prill të vitit të ardhshëm, atëherë kur bëhet edhe rishikimi i rregullt i çmimeve të energjisë elektrike në vartësi të të hyrave maksimale të lejuara për operatorët, KESCO, KEDS dhe KOSTT.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore