Sport

Mourinho merr lajme të mira për sulmuesin e tij


Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka marrë lajme të mira para ndeshjes së kthimit të Ligës së Evropës, që ekipi i tij do ta zhvillojë ndaj Feyenoord-in.

Bëhet fjalë për rikthimin e sulmuesit argjentinas, Paolo Dybala-s, i cili ishte lënduar pikërisht në ndeshjen e parë ndaj holandezëve që Roma e humbi me rezultat 0:1.

Dybala, që këtë sezon po rezulton një nga pikat më të forta të verdhekuqve u dëmtua të enjten e kaluar në Holandë dhe të dhënat e para ishin shqetësuese.

Megjithatë argjentinasi ia doli të rikuperohet shpejt dhe Mourinho do të ketë mundësinë të bazohet te cilësitë e tij, për të synuar përmbysjen e madhe ndaj Feyenoordi-t dhe për t’u kualifikuar në finale.

Kujtojmë që Dybala në këtë sezon ka pasur paraqitje shumë të mira, i cili ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat.

Kujtojmë që Roma po kalon momente të mira edhe në Serie A, të cilët e fituan ndeshjen e fundit ndaj Udinese-s, për ta përforcuar vendin e tretë (zonën Champions).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore